Rreth orës 12:00, një banesë është kapluar nga zjarri në qytetin e Vushtrrisë, përkatësisht në rrugën “Wesley Clark”.

Bajrush Kosumi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka bërë të ditur se një e moshuar ishte brenda objektit banesor, e cila u shpëtua pas intervenimit nga Shërbimi i Zjarrfikësave.

Sot, u ballafaquam me një rast të jashtëzakonshëm me rastin e një zjarri në një objekt banesor përball sheshit “Hasan Prishtina”, me çrast u shpëtua jeta e një zonje të moshuar si rezultat i intervenimit të shpejt nga Shërbimi i zjarrëfiksave. Falënderojmë për bashkëintervenim dhe mbështetje edhe Policinë e Kosovës dhe KEDS-in“, ka shkruar Kosumi në Facebook./21Media