Motra e vogël e Dua Lipës, Rina, ka bërë hapjen e shfaqjes së modës “GCDS Fall 2021” të enjten gjatë Javës së Modës në Milano.

Rina përmes një postimi në Instagram, ka thënë se defilimi për Giuliano Calza është një ëndërr e bërë realitet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by rina (@rinalipa)

Dua Lipa menjëherë ka treguar mbështetjen e saj, duke postuar një video të motrës së saj 19-vjeçare, ku shfaqej duke defiluar me një fustan mini me prerje, ngjyrë ulliri.

“Ajo bëri atë çfarë kishte bërë”, ka shkruar Dua në Instagram, ku numëron mbi 61 milionë ndjekës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Motrat Lipa janë adhuruese të markës së njohur, pasi edhe vet Dua ka realizuar një fotosesion me bikinit e markës “GCDS Care Bear” vitin e kaluar, pak para hyrjes në karantinë./21Media