Një fëmijë 6 vjeç plagoset nga fqinji i tij

Një fëmijë 6 vjeç është plagosur aksidentalisht nga fqinji i tij 75 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodër Lumë të Kukësit, ndërsa i mituri ndodhet në spital.
“Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale,” njoftoi policia.
Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./21Media

Back to top button