Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 në fshatin Milloshevë të Obiliqit dy fëmijë dyshohet se kanë rënë në një pus.

Njëri nga fëmijët i moshës rreth 10-12 vjeçar është nxjerr i vdekur, teksa tjetri është duke u kërkuar nga njësitet e shptëtimit, tha për rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Më datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njësitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një fëmijë rreth 10/12 vjeçar i nxjerrur nga pusi. Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmiu tjetër i cili dyshohet të ketë rënë ne pusë/ ujë”, tha Hoxha./21Media