Luiza mbushi 1 muaj

Luiza mbushi 1 muaj

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Yllka Kuqi po shijon ditët më të bukura të jetës. Ajo mori epitetin më fisnik dhe më të dashur për çdo grua, u bë nënë para 1 muaji. Artistja u bekua me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Luiza.

Sot në një mujorin e lindjes së vogëlushes Luiza, këngëtarja solli disa fotografi të bukura. E fotografia e përbashkët nënë e bijë do t’ju sjellë shumë emocione, shkruan rtv21.tv 

Lajmin për ardhjen në jetë të Luizës e kumtuan në RTV21 gjyshërit e vogëlushes, Zeqë e Arbënesha Kuqi. Gjyshi duke folur për mbesën, tha se ardhja e saj në jetë është pjesa më e lumtur e jetës së tij./21Media