Një automjet transportues Iveko që ka transportuar emigrantë, mëngjesin e sotëm është përplasur me një rampë, pastaj në rrethojën prej betoni tek pika pagesore pranë Milladinovcit afër Shkupit.

Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIS-n në orën 08:20 të mëngjesit në SPB Shkup është raportuar se një TMV Iveko me targa të Shkupit ka goditur në rampën dhe më pas rrethojën prej betoni në pikën pagesore Milladinovcë.

Shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa një grup emigrantësh u gjetën në automjet, njoftoi tutje MPB-ja./TV21