Data e 3 nëntori u bë dita më e ëmbël për familjen Kelmendi, e kjo ditë do të festohet për mot, duke kujtuar ardhjen në jetë të nipit të parë të familjes.

Regjisorja, Parta Kelmendi dhe bashkëshorti i saj kryeredaktori, Fatmir Aliu u bënë prindër të një djali të cilit ia vunë emrin Neo.

Ardhja në jetë e nipit Neo “la pa fjalë” gruan që kurrë nuk ka hezituar të flasë qoftë edhe në kohët më të vështira, drejtoreshën gjenerale të RTV21, Afërdita Saraçini Kelmendi.

“Une u bera gjyshe! Mos me pyetni per ndjenjat! Takimi i pare me nipin si nje takim me nje qenie te veçante qe nuk di cfare ti thuash pos ta duash me shume se veten! Nuk kam fjale qe pershkruajne kete gjendje! Si pa peshe,e perplot! Neo, rrnofsh gjate e me shnet! Kjo bote per ty qofte e mire e plot dashni!”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

E, “pa fjalë” mbeti edhe vet mjeshtri i fjalës, gjyshi Florin Kelmendi, Drejtor i Departamentit të Kulturës në RTV21.

Sot e kam një gëzim shumë të madh. Nuk mund ta shpreh me fjalë. Në vend që ta shpreh gëzimin do ta jap betimin.“Neo! Betohem se unë do të jem gjyshi më i mirë në botë”., shkroi ai në rrjetet sociale.

Në një ditë të tillë kur drejtorëve u humbin fjalët nga emocionet e gëzimi, angazhohet stafi i RTV21 të bëhet zë për të uruar jetë të gjatë e më të mirat për pjesëtarin më të ri të familjes sonë të madhe mediale. Mirë se erdhe në jetë Neo!/21Media