Një grua sot rreth orës 19:30 dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë (mbrapa furrës “Qerimi 3”).

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se personi është dërguar me shenja jete në QKUK.

“Pos, policisë aty ka dal edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë dërguar me shenja jete për në QKUK. Policia po merret me ekzaminimet në vend-ngjarje dhe me rrethanat si ka ndodhur rasti.”, bëri të ditur më tutje Krasniqi./21Media