Sonte rreth orës 18:00 një burrë është therur me thikë nga një grua në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili ka treguar se personi i lenduar ka marr trajtim mjeksor nga kopetentet ne vendin e ngjarjes

Hoxha, ka njoftuar se e dyshuara është dërguar në statcionin policor për procedurat ligjore.

“Sonte rreth ores 18:00, ne rr. Afrim Zhitia ne Prishtinë, eshte raportuar per nje rast te therrjes me thikë. Policia menjeher ka dal ne vendin e ngjarjes dhe ka ndermarr te gjitha veprimet e nevojshme policore. Personi i lenduar ka marr trajtim mjeksor nga kopetentet ne vendin e ngjarjes. Sipas informatave dyshohet se viktima (mashkull) eshte goditur nga e dyshuara(femër), e cila eshte identifikuar dhe derguar ne stacion policor per procedura te metejme ligjore. Hetime tjera lidhur me rrethanat dhe motivin e incidentit jane ne proces nga njesitet kompetente te policise”, ka thënë Hoxha./21Media