Është gjetur e vdekur gruaja e cila ishte raportuar si person i zhdukur në fshatin Jasevik i Poshtëm në Zubin Potok.

“Viktima f/k, e cila ishte raportuar si person i zhdukur, është gjetur pa shenja jete, nga njësitet policore dhe zjarrfikësit, në afërsi (të pendës së vogël) të lumit Ibër”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës iu dorëzohet familjarëve për ceremoni mortore./21Media