Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Sipas policisë rasti që ka ndodhur dje në rrugën “Adem Jashari” në Pejë është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku, shkruan rtv21.tv.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion./21Media