Koronavirusi sulmoi enët e gjakut në gishtat e një gruaje. Tre gishta u bënë të zi dhe u amputuan.

Tre gishta të një gruaje italiane 86-vjeçare u amputuan pas një infeksioni të shkaktuar nga Covid-19 pasi ishin bërë të zinj dhe kishin “vdekur”.

Gruaja më parë ishte trajtuar për simptoma të rënda të Covid-19, transmeton rtv21.tv.

Rasti, i cili kishte ndodhur në fillim të krizës së pandemisë, tani është bërë publik nga botuesi specialist “Science Direct”. Sipas raportit, koronavirusi sulmoi enët e gjakut dhe bëri që indet të vdisnin.

U bënë përpjekje për një muaj për të shpëtuar gishtat e gruas. Pasi u zbulua se gishtat nuk furnizoheshin më me gjak, 86-vjeçarja u trajtua me hollues të gjakut për një muaj derisa opsioni i vetëm ishte një amputim.

Në ndërkohë, njihen disa raste në të cilat virusi shfaq simptoma të ngjashme me organet e infektuara ose pjesët e trupit që vdesin. Dyshohet se sistemi imunitar po reagon shumë ose se po formohen mpiksje gjaku./21Media