Një grua në Vushtrri dërgoi në Emergjencë pa shenja jete foshnjën e saj

Policia e Kosovës informon se një grua në Vushtrri ka sjellë pa shenja jete foshnjën e saj në Emergjencë.
Rasti është hapur në polici si “hetim mbi vdekjen”.
“HETIM MBI VDEKJEN/Vushtrri 28.03.2026-02:00. Nga emergjenca është informuar se nga ankuesja femër kosovare është sjell pa shenja jete foshnja e saj viktima mashkull. Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin. Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.