Një grua në Alaskë ka thënë se “kishte kërcyer përjetë dhe kishte bërtitur” kur ishte sulmuar nga një ari derisa po përdorte tualetin.

Shanon Stevens mori plagë në trup nga sulmi i ariut derisa po përdorte tualetin jashtë shtëpisë, afër një liqeni në Alaska.

Pasi dëgjoi britmën e saj, vëllai shkoi për të parë se çfarë po ndodhte, ai në ato momente e pa kokën e ariut në vrimën e tualetit.

Viktima ka thënë se kishte shkuar te liqeni për të kaluar kohë me vëllain dhe të dashurën e tij dhe se ishte kafshuar në të pasme nga ariu.

“U ula në guaskën e tualetit dhe menjëherë diçka më kafshoi sapo u ula”, ka thënë ajo.

Gjurmët e këmbëve të ariut ishin parë edhe në rrugicën afër tualetit./21Media