Një grua e moshës 54 vjeçare është gjetur e vdekur sot në rrugën “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka informuar se në vendin e ngjarjes janë ftuar njësitë ekzaminuese të policisë, prokurori i shteti, mjekësia ligjore si dhe ekipet e mjekësisë emergjente, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 12:00 është marrë informata se në rrugën ” Hasan Prishtina ” në Prishtinë një person që jeton e vetme ka kohë që nuk është vërejtur të del nga shtëpia. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e marra nga dëshmitarët është ngritur dyshimi i arsyeshëm se viktima një femër 54 vjeç është pa shenja jete.”, ka bërë të ditur Borovci për rtv21.tv

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, përderisa për rastin policia ka filluar një hetim për vdekje në rrethana të dyshimta./21Media