Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 11:05 ka gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e saj, në fshatin Hogosht, Kamenicë.

Sipas policisë viktima është femër kosovare.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, raporton policia./21Media