Një grua  në Kinë vrau vetën dhe dy fëmijët e saj, pasi burri i saj përgënjeshtroi vdekjen e tij!

Një grua  në Kinë vrau vetën dhe dy fëmijët e saj, pasi burri i saj përgënjeshtroi vdekjen e tij!

34 vjeçari është identifikuar si i vdekur pasi vetura e tij u gjet në një lum, por trupi i tij jo.

Ai nuk i tregoi gruas të tij për këtë plan dhe ajo besonte se ai kishte vdekur.

Ajo  vrau dy fëmijët e saj dhe vetën pasi postoi online një shkrim lamtumirës .

Personi mbiemri i të cilit ishte He, u dorëzua në stacionin policor në Xinhua, një provincë e Hunan-it të premten e kaluar.

Ai tregoi të gjithë planin e tij mashtrues dhe vdekjen e tij të rreme për përfitime personale., shkruan rtv21.tv

Plani ishte menduar që nga shtatori i këtij viti dhe përfshinte përfitimin e një shume të majme parash, që arrinte shifrën 1 milion, pa dijeninë e gruas së tij.

Sipas mediave në Kinë edhe gruaja e tij ishte e paraparë të ishte përfituese nga kjo shumë e parave.

Në shkrimin e postuar online në WeChat, ajo kishte thënë se po largohej nga kjo botë që t’i bashkohet me dy fëmijët burrit të saj, si një familje.

Me 11 tetor trupi i 34-vjeçares bashkë me djalin e saj 4-vjeçar dhe vajzën 3-vjeçare u gjet afër shtëpisë së tyre.

Burri i saj u dorëzua në polici të nesërmen.

Më vonë një video e tij e bërë më herët u shpërnda në internet, ku thoshte se ai ato para i kishte marrë për trajtimin e vajzës së tij të vogël, që vuante nga epilepsia.

Ky incident u përfol me ditë të tëra në rrjetet sociale në Kinë, duke diskutuar njëkohësisht edhe për problemet familjare dhe financiare./21Media