Një grup pensionistësh në Kinë u bënë hit në botë. Ata po tërheqin vëmendje me praktikim të ushtrimeve fizike rregullisht.

Ajo që i bën ata të vaçantë nga atletët tjerë, është se të gjithë janë në moshë të shtyrë, por në gjendje shumë të mirë fizike.

Ata fillimisht u bënë hit në Kinë, e tani edhe në botë me aftësitë e tyre në gjimnastikë. Ky grup përbën të moshuar nga mosha 60 deri në 80 vjeç.

Kjo është jeta të cilën gjithmonë e ka imagjinuar Tong Yugen, pra që të bëhet yll gjimnastike, por kjo ëndërr iu realizua vetëm tani kur u bë 70 vjeç. Ai tani është udhëheqës i grupit të këtyre atletëve.

Tong ka treguar se ekipin e atletëve e formuan para dhjetë vitesh. Në atë kohë ishin shumë të mërzitshëm që dolën në pension, dhe nuk e dinin se çfarë të bënin. Kështu, filluan të praktikonin gjimnastikë, dhe tani ndihen shumë mirë, ka thënë ai.

Këta të moshuar me këto ushtrime ia kalojnë shumë atletëve të rinj. Ata në këto ushtrime përfshijnë edhe akrobacione të ndryshme kineze. Por ata kanë krijuar edhe disa praktika unike për të cilat duhet ushtruar me vite.

Tong ndër të tjera ka një mesazh për të gjithë të moshuarit. Ai thotë se nuk duhet të mërziten por të gjejnë mënyra për tu argëtuar e kaluar kohën. Duhet të kenë besim në vete se akoma janë të rinj, ka thënë ai.

Ky grup i gjimnastikës tani numëron 300 anëtarë. /21Media