Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bëri të ditur se ka nënshkruar Rregulloren për Organizim të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit, për të cilën e ka quajtur hap të rëndësishëm në zbatimin e reformës në administratën shtetërore.

Ani pse nuk ka dhënë detaje për këtë rregullore, Hoti thotë se organizimi i ri në ZKM do të jetë “në pajtim të plotë me legjislacionin në fuqi të administratës shtetërore, që siguron rritjen e efikasitetit të punës dhe thjeshtimin e ndarjes së detyrave të njësive organizative”.

“Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës për administratën shtetërore dhe krijon një model standard i cili do të ndiqet edhe nga ana e ministrive. Me qellim që qeverisja të jetë efikase dhe e organizuar mirë, u kam kërkuar të gjithë ministrave ta kryejnë këtë reformë sa më parë dhe në përputhje të plotë me ligjin. Duke i vendosur kapacitetet profesionale në njësitë e duhura organizative eliminohen pengesat e panevojshme burokratike në kryerjen e detyrave qeveritare”,  shkroi Hoti në Facebook.