Komuna e Malishevës njofton se një qytetar i kësaj komune, i cili sot nga analizat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është larguar për në vendin ku jeton dhe punon, pra jashtë Malishevës.

“Shtabi Komunal Emergjent për Menaxhimin e Situatës me pandeminë COVID-19 në Malishevë, është në dijeni për rastin dhe në kontakt me personin, i cili e ka konfirmuar se ka udhëtuar për në vendin ku jeton me familje dhe punon atje. Testi i është bërë ditë më herët dhe i njëjti për shkak të obligimeve në punë, nuk ka mundur të pres më gjatë për marrjen e rezultatit të analizës.”, thuhet në njoftimin e komunës.

Shtabi Komunal, edhe njëherë ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19, duke mbajtur distancën sociale, të mbajnë maskat mbrojtëse dhe të mbajnë higjienën e nevojshme./21Media