Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 17:35, i mituri F. K. është larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan.

Ai ka qenë duke vuajtur masën edukative prej dy vjet për veprën penale vjedhje e rëndë.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, thuhet në komunikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës(SHKK)./21Media