Një i mitur u arrestua për “Lëndim të rёndë trupor”

Një i mitur u arrestua sot në Pejë lidhur me një incident që ka ndodhur më 31 tetor.
I mituri u arrestua për veprën penale “Lëndim i rёndë trupor”.
“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 31.10.2022, rreth orёs 10:00, ёshtё njoftuar se nё njё shkollё private nё rrugёn “Muharrem Mitrovica” nё Pejё ka ndodhur njё incident. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty ka kuptuar se gjatё njё pёrleshje nё mes tё dy nxёnёsve (tё mitur) tё kёsaj shkolle, njёri nga ta kishtё pёsuar lëndime nga mjeti i mpreht (thikё), viktima e rastit ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndёrsa i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjёs. Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, sot me datё 04.11.2022, është arrestuar i dyshuari ( i mitur).”, informoi Policia.
Pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe prindit, i dyshuari me urdhër të Prokurorit të shtetit u dërgua në mbajtje pёr 24-orё./21Media

Back to top button