Në komunën e Malishevës është shëruar edhe një pacient nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja. Kurse tri mostrat e marra sot, kanë rezultur negative.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka uruar të shëruarin e sotëm, ndërsa të prekurve aktiv ju ka dëshiruar shërim të shpejt, gjendja e të cilëve deri më tani është stabile. Berisha gjithashtu ju ka bërë thirrje qytetarëve, që në përpikmëri t’i zbatojnë vendimet dhe udhëzimet për tu mbrojtur nga ky virus, i cili çdo ditë e më tepër po përhapet në vendin tonë.

“Qytetarë të nderuar, ju lutemi shumë, që ti zbatoni të gjitha masat dhe vendimet e organeve përgjegjëse, për tu mbrojtur nga virusi korona, pasi nuk ka formë tjetër të luftimit të kësaj sëmundje. Ne jemi 24 orë në ditë në shërbim tuaj, por ju lutemi që t’i mbani maska mbrojtëse për fytyrë, të mbani higjienën e duarve, të mbani distancën dhe në maksimum t’i shmangni vendet ku ka më shumë se pesë persona, pasi këto janë vendime dhe rekomandime të të gjitha organeve përgjegjëse shëndetësore”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë.

Gjendjame COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: 94 numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19, prej tyre 77 janë shëruar, 13 raste janë aktive, ndërsa 4 raste kanë përfunduar me vdekje./21Media