Aksident i rëndë në Gjilan

Aksident i rëndë në Gjilan

Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë zingjiror që ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit.

Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai konfirmoi se një person ka ndërruar jetë, ndërsa 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ndërsa, Drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani për rtv21 tha se një person nga ky aksident është pranuar dhe dy të tjerë pritet t’i sjellin në QKUK, pas tretmanit të parë që iu është dhënë në spitalin rajonal të Gjilanit.

Hashani tha se sipas informacioneve të para besohet se këtë aksident e ka shkaktuar një kamion transportues dhe janë përfshirë disa vetura.

Rtv21.tv do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin./21Media