Nga 549 testet e bëra në 24 orët e fundit, janë regjistruar 40 raste të reja të të infektuarve me virusin korona në Maqedoninë e Veriut. Prej tyre, siç informon Ministria e Shëndetësisë, 26 janë nga Shkupi, 10 nga Tetova dhe nga një i infektuar në Kumanovë, Prilep, Manastir dhe Veles.

11 pacientë janë shëruar. 4 në Prilep, 2 në Veles, 2 në Shkup, 2 në Koçan dhe 1 në Shtip, raporton TV21.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacient 56 vjeçar nga Prilepi i cili ishte hospitalizuar më 12 maj.

Me këto raste të reja, numri në total i të infektuarve arrin në 1898, ndërsa vetëm 409 raste janë aktive për momentin. Numri i të shëruarve në total është 1378, ndërsa i viktimave 111./21Media