Një person ka vdekur dhe janë shënuar 68 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë nga 702 mostr të testuara. Po ashtu Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orët e fundit janë janë shëruar 33 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 648 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri./21Media

 

33 TË SHËRUAR DHE 68 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Montag, 12. Oktober 2020