Një i vdekur dhe gjashtë të lënduar nga një aksident në Prishtinë
Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar, si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, mesditën e së dielës në Prishtinë.
Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar, drejtues i njërës veturës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës tjetër dhe pesë pasagjerët që kishin qenë në atë veturë.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësorë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /21Media