Një person ka vdekur dhe një është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, sipas të cilit, i lënduari është dërguar në QKUK.

“Rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje. Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marr lendime të rënda trupore dhe është derguar në QKUK.”, ka bërë të ditur Hoxha.

Ai ka apeluar të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve. “Vetem duke shtuar kujdesin dhe respektuar rregullat ne trafik mund të evitohen rastet e tilla tragjike të humbjes së jetëve njerëzore.”, ka shtuar më tutje Hoxha./21Media