Një person ka vdekur dhe një është plagosur në fshatin Repë të Podujevës si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri. Lajmin e ka konfirmuar për 21Media, zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur. Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin, nëse do të ketë informata të reja ua përcjellim me kohë”, ka deklaruar Krasniqi./21Media