Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në rrugën Suharekë-Shtime

Një 28 vjeçar ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në rrugën Suharekë-Shtime mes fshatrave Duhle dhe Carralevë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet BMW.
“Sot, më datë 28.09.2025, rreth orës 19:00, në rrugën Suharekë–Shtime, në mes të fshatrave Duhle dhe Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një automjeti. Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim.”, tha Bytyqi për portalin rtv21.tv
Tutje, ai tha se rruga Suharekë-Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësite kompetente policore. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?