Një i vdekur e shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes me koronavirus.
Nga 1 mijë e 324 testime, shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 631.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 380./21Media