Një person ka vdekur edhe një tjetër është lënduar sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Pejë.

Kjo është konfirmuar për portalin rtv21.tv nga zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

“Sot në ora 14:13, në fshatin Mleqan të Malishevës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.”, ka thënë Krasniqi./21Media