Një person nga fshati Shkoze i Komunës së Malishevës sot rreth orës 10:00 është dërguar në QKMF-në e Malishevës pa shenja jete.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Ai ka treguar se policia vend ngjarje ka gjete armën, që dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje e cila dhe është konfiskuar.

“Lidhur me rastin janë  informuar te gjitha njësit përkatëse Policore te cilët kane dal vend ngjarje . Policia vend ngjarje ka gjete armën,  qe dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje e cila dhe është konfiskuar”, ka thënë Xhurkaj.

Për rastin ne fjalë është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër te tije trupi pa jetë i viktimës merret nga IML – Prishtinë për obduksion./21Media