Një i vrarë e dy të plagosura në fshatin Majac të Podujevës

(Lajm i përditësuar)


Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë shëndetësore

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur në fshatin Majac të Podujevës.

Dyshohet se të lënduar janë një grua dhe e dyshuara për vrasje.

Arben Beqiri, shef i Emergjencës në Podujevë, ka thënë për KALLXO.com se gjendja e dy të lënduarave është e rëndë.

“Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Dy të tjerat janë të plagosura rëndë, në gjendje të rëndë. Janë transferuar për Prishtinë”- ka thënë ai.


Një i vrarë e dy të plagosura në fshatin Majac të Podujevës

Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të gjinisë femërore kanë mbetur të plagosura në fshatin Majac të Podujevës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Ajo tha se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë duke u kryer hetimet për rastin.

E plagosura tjetër  është tani e dyshuara, e cila dyshohet se tentoi të kryente vetëvrasje, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Vritet një person në Podujevë

Një person është vrarë mbrëmjen e së dieles në Majac të Podujevës.

Kështu konfirmoi për “Betimi për Drejtësi“, Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, tha Gashi.

Back to top button