Dyshohet për vrasjen e tetë foshnjave

Dyshohet për vrasjen e tetë foshnjave

Një infermiere profesioniste në Britani është arrestuar nën akuzat për vrasjen e disa foshnjave në repartin e neonatologjisë në spitalin në të cilin punonte.

Policia britanike ka thënë se arrestimi i gruas është një hap i rëndësishtëm në hetimin mbi vdekjet e dyshimta në spitalin Kontesha e Çesterit.

Zyrtarët kanë qenë duke kryer hetime mbi vdekjen e 17 të posalindurve në këtë spital nga marsi i 2015-ës deri në korrik të vitit 2016. Një zëdhënës i policisë ka thënë se hetimi përfshinë edhe rrëzimin e 15 foshnjave, por që kanë shpëtuar pa pasoja. Zyrtarë të spitalit kanë refuzuar të komentojnë nëse ndokush nga stafi është pezulluar, dhe policia nuk e ka zbuluar rolin e të arrestuarës në spital. Policia ka konfirmuar poashtu se është duke e kontrolluar edhe një pronë në rrugën Uestburn, në kuadër të hetimeve.

Zyrtarët i konsiderojnë të ndjeshme dhe të komlikuara hetimet por thonë se po bëhet çdo gjë për zbulimin deri në detaje të asaj se çfarë ka çuar në vdekjen dhe rrëzimin e atyre foshnjave. Sipas tyre prindërit e foshnjave po mbahen të informuar për ecurinë e hetimeve dhe se gëzojnë edhe mbështetjen e autoriteteve. Në vitin 2017 Kontesha e Çesterit ishte në mesin e 21 spitaleve, të cilat regjistruan një numër mbi mesataren të vdekjeve./21Media