“Një jetë ja fale këngës e kënga jote nuk vdes kurrë”
7 Shkurt 2020
Shyhretja dhe Learta të pikëlluara për vdekjen e Nexhmijes
Shyhretja dhe Learta të pikëlluara për vdekjen e Nexhmijes
Në moshën 86-vjeçare sot ka vdekur ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Në mesin e artistëve të njohur të skenës sonë që shprehin ngushëllimet për vdekjen e saj janë edhe Shyhrete Behluli dhe Learta Jakupi.
“Një jetë ja fale këngës,e kenga jote nuk vdes kurre.Do te kujtojme gjithmone o legjende,bilbil i kenges shqipe”, ka shkruar Shyhretja.
“Artisti nuk vdes kurrë, se vepra e tij do jetojë bashkë me popullin. Unë do të mbaj gjithmonë në zemren time, veçanërisht për afërsinë dhe motivin që më dhe për muzikë.
Pusho në paqe Legjenda e këngës së bukur shqipe, Nexhmije Pagarusha“, ka shkruar Learta.
“Për ty Nexhmije” titullohet kënga që shyhretja dhe Learta e publikuan në 86-vjetorin e lindjes së Nexhmijes. /21Media