Njëra ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar, Flaka Krelani së shpejti pritet të vijë me një projekt të ri muzikor. Lajmin e ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram, ku ka publikuar disa fotografi ku shfaqet elegante dhe tërheqëse. Krelani ka bërë të ditur se kënga titullohet “Dit’ e nat'” dhe pritet të publikohet së shpejti.

Mbetet të shihet se çfarë befasie ka përgatitur këngëtarja për fansat e saj./21Media