Këngëtarja e njohur, Orhidea Latifi-Kida është duke punuar jo për një, por për disa projekte të reja muzikore, shkruan rtv21.tv

Producenti Mixey ka postuar në Instagram një video të Kidës në studio muzikore, teksa ka treguar se Kida po punon për disa këngë të reja.

“Kallabllak kangë ju kanë bo”, ka shkruar Mixey.

Ndryshe “Edhe sa” është projekti i fundit muzikor nga Kida. Kënga deri tani ka arritur mbi 12 milionë klikime në Youtube./21Media