Robert Lewandowski e ka cilësuar së fundmi Lionel Messin si një nga më të mirët e futbollit, duke sugjeruar se mund të kalojë edhe një shekull tjetër që një lojtar i cilësisë së tij të kthehet përsëri.

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, një nga më të mirët në historinë e futbollit. E di që pritjet rreth tij janë të mëdha dhe ajo që ai tashmë ka arritur si futbollist është diçka që mbase askush nuk do ta arrijë”, ka deklaruar Lewandowski për “Ole”.

Sipas polakut, Messi është nga më të mëdhenjtë në hsitori.

“Ndoshta duhet të presësh 100 vjet që dikush si ai të lindë përsëri. Me atë që ai ka bërë tashmë, ai është dhe do të jetë një nga më të mëdhenjtë në të gjithë historinë.”, ka shtuar sulmuesi polak.