Maskë me produkte që kemi në shtëpi

Maskë me produkte që kemi në shtëpi

Një maskë shumë e thjeshtë që mund ta bëni vetë në shtëpi dhe që do të të ndihmojë për majat e dëmtuara të flokëve. Ky trajtim është fare i thjeshtë dhe bëhet me produktet e shtëpisë.

Përbërësit:

Një e verdhë veze

3 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle mjaltë

Pasi ta kesh ndarë të verdhën e vezës nga e bardha, përzieje të verdhën me mjaltin dhe me vajin e ullirit. Pastaj, thjesht aplikoje masën në gjysmat e flokut dhe poshtë, duke u fokusuar në majat e dëmtuara. Mbaji ashtu për rreth një orë para se t’i lash. Pas disa trajtimeve të tilla, majat do të rigjenerohen dhe do të shkëlqejnë.