Të gjitha mjetet që të ndihmojnë për t’i bërë flokët kaçurrela janë ato me temperatura të larta apo jo? Dhe kjo është mënyra e vetme për ti bërë flokët kaçurrela? Në fakt, jo. Nëse do që ti bësh flokët kaçurrela dhe pa i dëmtuar fare flokët, ky truk do të ndihmojë shumë.

Janë pipat e lëngjeve! Po, pikërisht ato pipat plastike me të cilat pimë lëngje të gazuara ose edhe të tjera. Mënyra për t’i përdorur në flokë është shumë e thjeshtë. Thjesht ndaji flokët në disa seksione dhe mbështulli rreth një pipe. Pasi ta kesh mbështjellë një pjesë flokësh rreth saj, lidhi dy pjesët bashkë me një nyjë. Kështu vepro me të gjithë flokët dhe mbaji për disa orë ose përgjatë natës. Kujdes: sa më të vogla seksionet e flokëve, aq më të fortë e më të bukur do të bëhen kaçurrelat.