Një mësuese në shkollën fillore Goce Delçev- Shkup ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa në izolim shtëpiak janë vendosur 15 nxënës të klasave të para.

Drejtoresha e shkollës thotë se pas marrjes së rezultateve, prindërit e nxënësve janë njoftuar menjëherë. Mësuesja e infektuar për herë të fundit mësim ka mbajtur të premten dhe sipas anketës epidemiologjike, ajo është infektuar nga një anëtar familjes së saj.

Në izolim gjithashtu është edhe një mësuese tjetër nga e njëjta shkollë e cila do të testohet të shtunën. Nga drejtoria njoftojnë se të gjitha klasat dhe hapësirat në shkollë janë dezinfektuar./21Media