Rasti është duke u hetuar

Rasti është duke u hetuar

Sot rreth orës 10:00 policia e Kosovës ka arrestuar një grua B.D. 38 vjeçare, e cila dyshohet se ka therur me thikë një grua tjetër V.P. 49 vjeçare, e cila nga plagët e marra është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për portalin Rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti-Haziraj, e cila ka treguar se rasti ka ndodhur në një shkollë në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Sipas Ahmetit, hetuesit policor kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për ta ndriçuar rrethanat e ngjarjes.

Ndryshe, dyshohet se viktima është një mësuese. /21Media