Ndryshe nga bizhuteritë e argjendit, vëthët, unazat apo orat prej floriri nuk formojnë një shtresë opake në sipërfaqen e tyre të jashtme, por me kalimin e kohës mbledhin pluhur, papastërti të ndryshme dhe humbin shkëlqimin karakteristik.

Ne ju sjellim një mënyrë më efektive për pastrimin e tyre:

Pastë dhëmbësh

Pasta e dhëmbëve ose kolinozi është një ndër produktet më të këshilluar për pastrimin e bizhuterive prej floriri. Ai është një abraziv delikat dhe nuk rrezikon që të krijojë shenja gërvishtjeje në sipërfaqen e tyre. Zgjidhni një furçe me qime të butë dhe fërkoni me lëvizje të thjeshta për 5 minuta bizhuteritë prej floriri. Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm dhe fshijini me pambuk ose pastrojini edhe një herë me sfungjer të njom me uthull molle dhe lëreni të thahet.