Majdanozi është një erëz e pasur me shumë lëndë ushqyese, por kur konsumohet si lëng rritet përthithja e këtyre mineraleve dhe vitaminave. Nëse do të pini një gotë nga lëngu që do ju tregojmë më poshtë, ju do të ndiheni të ngopur për shkak të përmbajtjes së madhe të fibrave, por do të merrni gjithashtu enzimat, antioksidantët, mineralet dhe elementët e tjerë të dobishëm. Më poshtë do të njiheni me përfitimet shëndetësore të lëngut të majdanozit!

1. Kundër erës së keqe të gojës

Vuani nga halitoza ose era e keqe e gojës? Majdanozi mund të ndihmojë. Majdanozi është i pasur me klorofil, i cili ndihmon në neutralizimin e baktereve duke bërë që fryma juaj të jetë e freskët.

2. Shëndeti i kockave

Majdanozi përmban nivele të larta të vitaminës K, një lëndë ushqyese thelbësore që parandalon frakturat dhe ruan e densitetin e kockave.

3. Përmirëson tretjen

Vaji esencial i majdanozit dhe majdanozi, përdoren për trajtimin e çrregullimeve dhe simptomave të ndryshme gastrointestinale, duke përfshirë konstipacionin, fryrjen e barkut dhe ndjesinë e të vjellës.

4. Mbron zemrën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut

Lëngu i majdanozit mbron zemrën tuaj. Kjo për shkak të sasisë së saj të lartë të vitaminës C, vitaminës E, beta-karotenit dhe antioksidantëve të ndryshëm. Radikalet e lira neutralizohen duke u ulur kështu rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, lëngu i majdanozit është një burim i mirë i folateve, një element kimik që kundërvepron përhapjen dhe efektet e molekulave të homocisteinës, të cilat mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në enët e gjakut. Njerëzit që pinë lëng majdanozi në mënyrë të rregullt janë më pak të prirur për atake të papritura në zemër.