Mund të jenë një bashkim i pazakonshëm, mirëpo ky qen e kjo patë janë shokë të ngushtë

Mund të jenë një bashkim i pazakonshëm, mirëpo ky qen e kjo patë janë shokë të ngushtë

Pata 4 vjeçare Rudy dhe qenushi Barclay janë të pandashëm në jetën e tyre të përditshme. Pronarja e tyre krenar Pam Ishiguro nga Orange County Kaliforni thotë se të qeni e pata thërrasin njëri tjetrin kur janë të ndarë.

Pronarja thotë se të dy janë si të ishin dy djemtë e saj, kanë një lidhje dashuri/urrejtje. “Kur ata janë bashkë, gjithmonë njëri ndjek tjetrin, por kur janë të ndarë e thërrasin njëri tjetrin”, shkruan rtv21.tv.

Por pata e qeni nuk janë gjithmonë të shoqërueshëm, sa herë që Barclay tenton të afrohet patave tjera, Rudy është aty për ta ndaluar.

Por në fund të ditës ky çift simpatik mbesin shumë shokë të mirë dhe të pandarë./21Media