Vëllai më i vogël i Princeshës Diana, Charles Spencer, ndau një moment nga fëmijëria me motrën në Twitter.

Në fotografi shfaqet Charles krah Dianës, e veshur me një fustan rozë, flokët e verdhë dhe me krahun mbi vëllain e saj. Ky kujtim i veçantë ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit, duke zbuluar kështu një tjetër moment të princeshës më të dashur të të gjithë kohërave.

Përveç Charles, Diana kishte edhe 2 motra të tjera, Sarah dhe Jane Spencer.

Kujtojmë se Princeshë Diana u komentua gjerësisht për jetën dhe lirinë që tregoi përtej mureve të pallatit mbretëror. Me komunikimin dhe thjeshtësinë e saj ajo fitoi dashurinë e të gjithë popullit angez, i cili e kujton përherë si një nga figurat më të dashura të Pallatit ‘Kensington’.