Një muaj paraburgim për burrin që rrahu gruan e tij

 

Gjykata Themelore në Ferizaj sot ka informuar se është caktuar masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.I, i cili dyshohet për veprën penale ”lëndim i lehtë trupor”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Imri Sejda, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 21.05.202  në  shtëpinë e tyre në një fshat në Ferizaj, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës –bashkëshortes së tij V.I , në atë mënyrë që fillimisht e kap për flokë duke e ngreh zvarrë prej oborrit deri në shtëpi dhe pasi që e ka futur në shtëpi e ka goditur me grushta dhe shqelma në të gjitha pjesët e trupit duke i shkaktuar lëndime trupore të përshkruar si në Raportin Mjekësor të Spitalit të Përgjithshëm Qendra Emergjente në Ferizaj”, është bërë e ditur në komunikatë.

Ndërkaq, mbrojtësit e të pandehurit mendonin se këtij të fundit t’i caktohej ndonjë masë më e butë në një mënyrë që do t’i pamundësohej të njëjtin që të përsërisë veprën penale. Mirëpo, gjykata ka vlerësuar se aplikimi i masave më të buta siq është arresti shtëpiak, por edhe i masave tjera, nuk është i mjaftueshëm për të pamundësuar që i pandehuri të mos kryej vepra penale të tilla apo të ngjashme.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button