Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.P., për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale Dhunë në familje nga neni 248 par. 1 të KPRK-së.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

“Të pandehurit N.P. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së. Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri N.P. në liri mund të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën – gruan e tij, në të dëmtuarin – vëllain e tij si dhe në familjarët tjerë, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./21Media