Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së një muaji paraburgim kundër të pandehurit G.B. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, kjo masë do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në QKUK – Prishtinë dhe në të njëjtë kohë të bëhet ekzaminimi i të dyshuarit.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri G.B. ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, dhe se është i nevojshëm ekzaminimi psikiatrik i të pandehurit, respektivisht për konstatimin e natyrës, llojit, shkallës dhe kohëzgjatjen e sëmundjes mendore, llojin e ndikimit që mund të ketë sëmundja mendore, në të kuptuarit e veprimeve të pandehurit si dhe vlerësimin e aftësive të tij për ta mbrojtur veten dhe aftësitë që të konsultohet me persona tjerë”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media